Pandemia e COVID-19, Zvicra heq nga lista e vendeve “me rrezik të lartë” këto shtete

Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër ka publikuar një listë të vendeve që paraqesin rrezikshmëri të lartë sa i takon situatës për shkak të koronavirusit. Nga lista u hoq Belgjika, Meksika, Luksemburgu, El Salvadori, Esëatini (ish-Svaziland), Kazakistani, Kirgistani dhe Omani. Në listën e 55 vendeve me rrezik të lartë shtoi: Kroacinë, Polinezinë Franceze, Guajanën, Libanin, Libinë, Paraguain, San Marino, Trinidad dhe Tobago, Ukrainë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, përcjell Albinfo.ch.

Sipas rregullave zvicerane, kushdo që hyn në Zvicër nga një prej vendeve në listën e re duhet të shkojë në karantinë për dhjetë ditë për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së Covid-19, ose rrezikon një gjobë.

Kush mund të udhëtojë?
Sipas masave aktuale Covid-19, udhëtimi mbetet i mundur midis Zvicrës dhe shumicës së vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, EFTA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë, për shkak të një rritje të infeksioneve udhëtarët nga Zvicra në Mbretërinë e Bashkuar duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë. Ata që udhëtojnë nga shumica e vendeve jashtë shëngenit mund të hyjnë në Zvicër vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet zvicerane kanë krijuar një listë të 19 vendeve të sigurta jo-Shengen të cilat nuk preken nga ky ndalim. Që nga mesi i prillit Zvicra ka dëshmuar një rritje të ngadaltë të rasteve të reja të koronavirusit në një mesatare shtatë ditore prej 324 në ditë. Sidoqoftë, numrat ditorë luhaten. Më 4 shtator, 405 raste janë regjistruar në Zvicër dhe Lihtenshtajn gjatë 24 orëve të mëparshme, ndërsa më 7 shtator, ka pasur 191 raste të reja. Pavarësisht rritjes së fundit, Stefan Kuster, kreu i sëmundjeve ngjitëse në FOPH; tha javën e kaluar se ai nuk ishte i shqetësuar. Situata ishte gjithashtu e qëndrueshme për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve, tha ai. “Për momentin nuk po flasim për një valë të dytë. Po flasim për një rritje të ngadaltë të infeksioneve. Përpjekjet e popullsisë dhe kantoneve po japin fryte” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?