Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë recesionin më të rëndë të këtij shekulli
Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë recesionin më të rëndë në gati një shekull, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Kristalina Georgieva tha se se shumica e vendeve, pavarësisht nga të ardhurat e tyre, do të përballen me një rënie të të ardhurave.
“Në fakt, ne parashikojmë recesionin më të rëndë të këtij shekulli “ tha ajo.
Një rikuperim i pjesshëm vitin e ardhshëm është i mundur, shpjegoi Georgieva, por vetëm nëse virusi do të marrë fund këtë fund.
Fjalimi i saj vjen përpara takimeve të pranverës së javës së ardhshme për FMN dhe Bankën Botërore, të cilat do të mbahen në internet për shkak të shpërthimit të pandemisë.
KOHA JONË SONDAZH

