Pandemia është në kulm, por Presidenti brazilian hap ekonominë: “Vdekja është fati i të gjithëve”

Brazili po lehtëson kufizimet përkundër regjistrimit të numrave rekord të vdekjeve të përditshme nga koronavirusi, me Presidentin Jair Bolsonaro duke thënë se vdekja është “fati i të gjithëve”.

Të mërkurën, Brazili regjistroi numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në një ditë të vetme. 1,349 vdekje mposhtën rekordin e mëparshëm të 1.262 vdekjeve.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 të vendit gjithashtu tejkaloi 500,000 këtë javë. Vetëm SHBA ka më shumë. Imazhet të publikuara në fund të muajit të kaluar treguan varre masive të vdekjeve nga Covid-19, duke shtuar gjendjen e krizës së vendit.

Megjithatë të martën, një numër biznesesh jo-thelbësore në qytetet e mëdha të São Paulo dhe Rio de Janeiro hapën dyert e tyre.

Paulo Lotufo, një epidemiolog në Universitetin e São Paulo, i tha The Guardian: “Ajo që po ndodh është një absurditet. Situata është e tmerrshme.”

Pavarësisht kësaj, presidenti Bolsonaro, i cili në mars e quajti virusin një “grip të vogël”, tha të martën: “Na vjen keq për të gjithë të vdekurit, por ky është fati i të gjithëve “.

Në maj, dy ministra të shëndetësisë lanë postet e tyre në hapësirën e një muaji pasi u përleshën me Bolsonaro për përdorimin e hidroksilklorinës si një trajtim për koronavirus.

SHKARKO APP