“Pandemia po ndikon ashpër ekonominë globale”- Ekspertët: Do t’i kushtojë 4.1 trilionë dollarë
Ekspertët botërorë të ekonomisë sugjeruan se ndikimi ekonomik i koronavirusit ka dalë në pah më ashpër seç pritej.
Boerge Brende, president i Forumit Botëror Ekonomik, tha se rimëkëmbja do të jetë e mundur vetëm përmes “veprimit të koordinuar global”.
Ai i bëri komentet pasi Banka Aziatike e Zhvillimit parashikoi se pandemia do t’i kushtojë ekonomisë globale 4.1 trilionë dollarë, ose aro 5 për qind e të gjithë aktivitetit ekonomik.
Kjo bankë, që është huadhënëse rajonale, tha se rritja në Azi ka të ngjarë të bie në 2.2 për qind në vitin 2020, nga 5.2 për qind sa ka qenë vitin e kaluar.
Ajo po ashtu parashikoi rënie vjetore të bruto prodhimit të brendshëm për rreth 10 për qind për Eurozonën.
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, shumë vende të botës kanë mbyllur ose kanë zvogëluar kapacitetet e kompanive prodhuese.
Kjo ka bërë që edhe çmimet e naftës të bien në nivele rekorde./REL