Panik në ajër, piloti pëson arrest kardiak dhe vdes gjatë fluturimit
Një incident që mund të kishte një bilanc tragjik ka ndodhur gjatë një fluturimi. Piloti i një fluturimi të linjës “Latam Airlines”, që u nis nga Miami me destinacion Santiagon në Kili, u sëmur teksa avioni ishte në ajër dhe vdiq menjëherë pas kësaj.
Avioni u ngrit të hënën në mbrëmje nga Miami me 271 pasagjerë në bord, por piloti që ushtronte profesionin prej 25 vitesh, pësoi atak kardiak në fluturim. Bashkëpiloti, i cili duhej të bënte një ulje emergjente në qytetin e Panamasë, ka arritur ta ulë mrekullisht avionin në Panama.
Kolegu deklaroi se gjatë fluturimit u miratuan të gjitha protokollet e sigurisë për të shpëtuar jetën e burrit, duke thënë se ai ishte “thellësisht i prekur” nga humbja e pilotit.
KOHA JONË SONDAZH

