Panik për ministren, bllokohet GPS i avionit gjatë udhëtimit
Një avion ushtarak spanjoll që transportonte ministren e Mbrojtjes, Margarita Robles pësoi një bllokim të GPS-it. Avioni ushtarak spanjoll, një A330 ishte duke udhëtuar pranë enklavës ruse të Kaliningradit, në momentin që u bllokua GPS.
Ministrja e Mbrojtjes ishte duke udhëtuar drejt Lituanisë ku do të takohej me homologun e saj lituanez Dovile Sakaliene, ndërsa në bord ndodheshin edhe të afërm të pilotëve spanjollë, të cilët marrin pjesë në misionin e NATO-s në krahun lindor të Evropës. Përpjekja e dukshme për të prishur GPS-in e aeroplanit nuk ndikoi në fluturim, pasi avioni merr sinjal nga një satelit ushtarak.
Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të rritur rezistencën ndaj ndërhyrjeve në sistemin GPS , me qëllim kryesor përmirësimin e aftësive të tyre të zbulimit.
KOHA JONË SONDAZH

