Papa ende në spital, ka komplikime shëndetësore

Sipas Vatikanit, Papa Françesku pësoi dy episode të dështimit akut të frymëmarrjes dhe u vendos përsëri në ventilim mekanik. Muskujt në rrugët e frymëmarrjes ishin në spazma, të ngjashme me krizën e frymëmarrjes që papa 88-vjeçar pësoi të premten, thuhet në deklaratë.

”Episodet e fundit kërkonin dy bronkoskopi, të cilat hoqën “sekrecione të mëdha” të mukusit. Pasdite u rifillua ventilimi mekanik joinvaziv. Ati i Shenjtë qëndroi në çdo moment vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues. Prognoza mbetet e rezervuar”, thuhet në deklaratë.

Papa ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli në Romë që prej datës 14 shkurt, kur u shtrua për vështirësi në frymëmarrje. Më vonë ai u diagnostikua me pneumoni bipolare, e cila shkaktoi komplikime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?