Papa Françesku: Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse, të bashkohen
Ky ka qenë propozimi i hedhur së fundmi nga Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Turqi, duke e cilësuar këtë si hap historik që e kërkonin viktimat e luftës dhe të rinjtë.
“E vetmja gjë që kërkon Kisha Katolike, dhe këtë gjë e kërkoj si Kryepeshkop i Romës, është bashkimi me Kishën Ortodokse”, tha Papa Françesku në një mesazh të lexuar para Patriarkut Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu I, figura më e lartë kjo e Kishës Ortodokse.
Duke shtuar se Kisha Katolike nuk ka ndërmend të vendosë ndonjë lloj kushti, përveç atij të besimit të përbashkët dhe ne jemi gati të punojmë së bashku për të garantuar unitetin e domosdoshëm të Kishës në rrethanat aktuale.