Papa Françesku kishte vetëm 200 mijë euro dhe të gjitha ua la të burgosurve

Pas vdekjes së tij, Papa Françesku ka lënë në testament gjithçka që kishte, për të dënuarit.
Shuma prej 200 mijë eurosh u dhurua për të dënuarit në burgje. Ky veprim i papritur dhe human shpreh përkushtimin e tij të thellë ndaj atyre që ndodhen në rrethana të vështira dhe dëshiron t’u japë një shans të ri për jetën të harruarve.
Testamenti i Papës nënvizon mesazhin e mëshirës, faljes dhe solidaritetit që ai gjithmonë ka promovuar gjatë jetës së tij, duke i dhënë rëndësi mbështetjes së të margjinalizuarve dhe atyre që kërkojnë ringritje.