Papa Françesku: Marrëdhëniet mes besimeve fetare janë një sfidë

 

Papa Françesku u kërkoi sot përfaqësuesve të besimeve të ndryshme fetare të bashkëpunonin dhe të vepronin si paqtues duke theksuar se emri i Zotit nuk duhet të përdoret kurrë për të justifikuar urrejtjen dhe dhunën. “Gjithnjë e më shpesh të rinjtë radikalizohen në emër të besimit për të mbjellë mosmarrëveshje dhe frikë”, deklaroi papa Françesku për përfaqësuesit e besimeve fetare, përfshirë myslimanët, si edhe të besimeve tradicionale afrikane, në Nairobi, në ditën e dytë të turit të tij gjashtëditor në Afrikë. Ai iu referua sulmeve të grupi islamik somalez, al-Shabaab, që ka shkaktuar vdekjen e 230 personave gjatë dy viteve të fundit.
“Marrëdhëniet mes besimeve të ndryshme fetare përbëjnë një sfidë”, pranoi ai. “Dialogu ekumenik dhe ai ndërfetar nuk është luks. Ai nuk është diçka e tepërt apo një opsion, por është thelbësor, diçka që bota jonë, e plagosur nga konfliktet dhe ndarja, e kërkon atë gjithmonë e më shumë”, theksoi papa Françesku.
Ndërkohë, përfaqësuesi i myslimanëve, Abdulghafur El-Busaidy deklaroi se ”nuk do të ketë paqe mes kombeve pa paqe mes besimeve fetare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?