Papa Françesku mesazh inkurajues në kohë pandemie: Politikanët të kapërcejnë kufijtë e ndarjes

Teksa thuajse të gjithë vendet e botës po përballen me koronavirusin, Papa Francesku vjen me një mesazh drejtuar politikanëve.

Ati i Shenjtë u lut që Zoti t’u japë forcë krerëve të shteteve, ligjvënëse dhe kryetarëve të bashkive, që të përballojnë situatën e rëndë me të cilën po përballen.

“Ne lutemi sot për pushtetarët, të cilët kanë përgjegjësi të kujdesen për popujt e tyre në këto momente krize. Krerët e shteteve, kryeministrat, ligjvënësit, kryetarët e bashkive, Zoti i ndihmoftë dhe t’u japë forcë sepse puna e tyre nuk është e lehtë. Kur ka dallime, ata e kuptojnë se në kohë krize duhet të jenë shumë të bashkuar për të mirën e njerëzve”, tha Papa Francesku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?