Papa Francesku reagon për herë të parë pozitivisht ndaj trajtimit

Për herë të parë, që nga shtrimi i tij në spital rreth tre javë më parë, Papa Françesku po tregon një përgjigje të mirë ndaj trajtimit, tha një burim nga Vatikani për CNN.

Kjo pason një deklaratë nga zyra e shtypit e Vatikanit të shtunën që përshkruante “një përgjigje të mirë ndaj terapisë” dhe një “përmirësim gradual, të lehtë” që nga episodet e tij të dështimit akut të frymëmarrjes të hënën.

Burimi i Vatikanit tha se ky përmirësim ishte për shkak të “këmbimit të gazit” në mushkëri dhe oksigjenimit të gjakut. Megjithatë, rreziku i një krize tjetër të frymëmarrjes mbetet dhe prognoza është ende e rezervuar, theksoi burimi.

SHKARKO APP