Papa: Kriminelët pedofilë të dënohen ”rëndë”

Duke folur për besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën, Papa Françesku përshëndeti një organizatë italiane e dedikuar për luftën kundër keqpërdorimit të fëmijëve.

Thirrja e pedofilisë si një “tragjedi”, tha ai, “Ne nuk duhet të tolerojmë abuzime ndaj të miturve. Ne duhet të mbrojmë të miturit dhe të ndëshkojmë rëndë abuzuesit”.

Françesku nuk përmendi skandalet e pedofilisë në kishën katolike, në të cilat peshkopët sistematikisht kanë transferuar priftërinjtë pedofil. Grupet e viktimave kanë kërkuar nga Papa që të ndëshkohen edhe peshkopët për të tilla vepra dhe nuk duhet treguar mëshirë për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italianët ishin të tronditur së fundmi nga vdekja e një vajze 6-vjeçare në afërsi të Napolit, e cila u hedhur nga kulmi i një ndërtese tetë-katëshe, pasi ajo u përpoq ti rezistonte përdhunuesit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autopsia tregoi se vajza kishte vuajtur një abuzim seksual kronik. Hetuesit dyshojnë se fqinjët kishin dijeni për këtë abuzim, por nuk kishin informuar policinë.

Burimi: Time/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?