Papa: Merkel u zemërua kur thashë se Europa është “një grua shterpë”
Papa Françesku ka zbuluar se ka marrë një telefonatë nga Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë, e cila ishte e zemëruar pasi Papa bëri një krahasim dhe e quajti Europën një “grua shterpë”. Në një fjalim në Parlamentin Europian në nëntor të vitit 2014, Papa se ishte “Tashmë Europa europa është një gjyshe, nuk është më pjellore dhe e gjallë”.
Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera të botuar të hënën, Papa Françesku tha se kishte marrë një telefonatë të zemëruar nga Merkel. “Ajo ishte pak e zemëruar, sepse unë e kam krahasuar Europën me një grua shterpë, të paaftë për të prodhuar fëmijë “, tha Papa. Ajo më pyeti nëse unë me të vërtetë mendon se Evropa nuk mund të bëjë më fëmijë.
“I thashë po mund të bëjë dhe shumë, për shkak se Evropa ka rrënjë të forta dhe të thella,”- tha ai, duke shtuar se “në momentet më të errëta ka treguar gjithmonë veten që të ketë burime të papritura”.
Në një intervistë të gjerë Papa tha se ai besonte se Rusia mund të bëjë një kontribut të rëndësishëm për paqen në botë.
Burimi: The Guardian/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

