Papa: Myslimania ka të drejtë ta mbajë shaminë, por edhe katoliku kryqin
Papa Françesku në një intervistë për mediat franceze ka thënë se shtetet duhet të jenë sekulare dhe se ato shtete që lidhen vetëm me një fe, përfundojnë keq.
“Mendoj se sekularizmi përcillet me ligje të fuqishme që garantojnë lirinë fetare që ofron kornizën për ecje përpara”, ka thënë Papa.
Në rritjen e shqetësimit nga të krishterët për përhapjen e islamit në Evropë, Françesku ka thënë se çdokush ka të drejtë të praktikojë fenë që e ka zgjedhur dhe shtetet sekulare, për dallim nga ato me një fe, mund t’ia ofrojë kujtdo këtë mundësi.
KOHA JONË SONDAZH

