FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Papa pret në Vatikan familjarët e 5 pengjeve izraelitë

Papa Françesku priti këtë të hënë pesë familje të pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi, në Vatikan. Kjo është bërë e ditur nga Buletini i Zyrës së Shtypit të Vatikanit.

Familjet e pengjeve mbërritën dje në Romë me ministrin e Jashtëm izraelit, Israel Katz , i cili nga ana e tij u takua sot në Vatikan me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, Ms. Paul Richard Gallagher.

Takimi me Papën ishte i rezervuar vetëm për familjarët. Familjarët që morën pjesë në takimin janë ata të pengjeve: Familja Bibas (Shiri, Yarden, Ariel, Kfir); Omri Miran; Agam Berger; Guy Gilboa Dalal; Tamir Nimrodi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?