FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Papa sëmuret pas takimit në shesh për koronavirusin (FOTO)

Papa Françesku është detyruar të anulojë sot meshën në Romë me klerin pasi po vuan nga një “sëmundje e vogël”.

Megjithse Vatikani e përshkroi zhvillimin si një “mungesë dispozite” ngjarja ka shkaktuar panik pasi një ditë më parë kryeprifti 83-vjeçar ishte në sheshin Shën Peter duke puthur duart e duke prekur faqet e dashamirësve, duke thënë se donte të tregonte solidaritet me vuajtësit nga koronavirusi vrasës.

Kjo bëri që ai sot të mos marrë pjesë në eventin e rëndësishëm në bazilikën e San Giovani Lateran sot në mëngjes në Romë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zëdhënës tha se Francesku do të vazhdojë impenjimet e tjera ditore por brenda Vatikanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka ende njoftime nga Vatikani për natyrën e sëmundjes së Papës por dje ai është parë duke teshtirë e duke u kollitur në Meshën e Hirit të mërkurën.

Italia është përfshirë nga epidemia e koronavirusit vrasës dhe disa qytete në veri janë bllokuar për ndalimin e përhapjes. Në Romë tre treja rastet e evidentuara janë shëruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?