Papa: Të krishterët dhe myslimanët janë vëllezër

 

Të krishterët dhe myslimanët janë vëllezër, u tha Papa Françesku besimtarëve të mbledhur në një xhami të kryeqytetit të Republikës së Afrikës Qendrore.

Ati i shenjtë po fliste përpara myslimanëve që kanë kërkuar strehim në Bangui pas gati tre vitesh dhunë ndërfetare. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Besimtarët duhet të jenë të bashkuar, ishte këshilla e Françeskut, që në tempullin islamik këmbënguli që t’i thuhet “jo” dhunës në emër të Zotit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita në xhami ishte ndoshta pjesa më e vështirë e turit afrikan të kreut të Kishës Katolike. Rrugëtimin e tij në Afrikë, Papa argjentinas do ta përmbyllë pikërisht me një meshë në Bangui, ku për shkak të luftimeve një pjesë e mirë e myslimanëve kanë zgjedhur ta lënë kryeqytetin. 

Megjithatë, rreth 15.000 ndjekës të besimit islam kanë mbetur në një zonë të quajtur PK5, të rrethuar nga paraushtarakë të krishterë të armatosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?