Papa:”Lumturia nuk është aplikacion në i-Phone”
“Lumturia nuk është një aplikacion ku ju mund ta shkarkoni në telefonin tuaj celular”, ju tha Papa Françesku mijëra të rinjve të dielën. Një ditë për të shënuar dedikimin për të rinjtë.
“Liria nuk është gjithmonë për të bërë atë që ju dëshironi. Në fakt kjo është dhurata e të qenit në gjendje për të zgjedhur rrugën e drejtë,” tha ai në një predikim të ndërprerë nga breshëri të duartrokitje nga turma në një sheshin e Shën Pjetrit.
“Lumturia juaj nuk ka çmim, ajo nuk mund të blihet dhe shitet. Nuk ka një aplikacion që ju ta shkarkoni në telefonin tuaj celular. Edhe versioni i fundit nuk mund të ju ndihmojë të rriteni dhe të jetoni të lirë në dashuri”, tha Papa.
Rreth 70.000 të rinj ishin në Romë për një fundjavë për të festuar jubileun për temën e mëshirës. Papa 79-vjeçar dëgjoi rrëfimet nga 16 prej tyre. Një i ri nga Sicilia tha se ishte prekur nga fjalët e brishta të Papës. Rëndësia e telefonave celularë tek të rinj është reflektuar edhe në mesazhin e Françeskut në koncertin e mbajtur.
Burimi: Time/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

