FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Paradise Papers”, në listë edhe ministri serb

Hetimi ndërkombëtar i “Paradise Papers” tregon se ministri pro-rus Nenad Popoviç mund të jetë njeriu më i pasur i Serbisë.

Nga sa raporton rrjeti i hetimit të krimit dhe korrupsionit KRIK, ministri serb i inovacionit dhe zhvillimit teknologjik zotëron të paktën 75 milionë dollarë asete, por me vlerën e tyre të tregut ato mund të shkojnë edhe në më shumë se 100 milionë dollarë, çka e bën politikanin më të kamur në vend.

Dokumentet e bëra publike së fundi hedhin dritë mbi perandorinë e biznesit të Popoviçit e tregojnë se në ç’përmasa mbërrin pasuria e tij, thotë KRIK, që ka bashkëpunuar me konsorciumin ndërkombëtar të gazetarëve investigativë në projektin “Paradise Papers”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Popoviç, i njohur për lidhjet e tij me Moskën, mohon të ketë zhvendosur ndonjë kompani të veten në parajsat fiskale “offshore” të përmendur në raport dhe thotë se ato janë të gjitha të regjistruara në Rusi dhe në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër emigrantëve dhe ishte ai që hodhi idenë e ngritjes së një muri për t’i mbajtur azilantët larg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?