Paradoksi Trump: Sa më i çrregullt, aq më shumë pëlqehet
Sido që të shkojë për Donald Trump, kjo fushatë ka qenë një sukses për të.
Sipas sondazheve ai është kandidati fitues i republikanëve dhe me shumë gjasa do të garojë përballë Clinton për presidencialet në nëntorin e ardhshëm.
Miliarderi njujorkez e mbyll vitin me 37 përqind të votave të republikanëve. Ndjekësit janë shumë larg. Por pavarësisht deklaratave të tij kundër myslimanëve, popullaritet i tij është rritur.
40 përqind e afro-amerikanëve e pëlqejnë dhe do ta votojnë. Gjithashtu e pëlqejnë edhe 45 përqind e hispanikëve megjithëse Trump ka deklaruar se do përzejë çdo emigrant ilegal. Sipas një sondazhi të Gallup Trump është i dyti pas Papa Françeskut si njeriu më i pëlqyer në botë nga amerikanët.
Por Trump nuk ka provokuar vetëm myslimanët. Ai në muajin gusht sulmoi edhe kinezët. “Ata janë hajdutër manifakture”, tha ai duke fituar popullaritet, çuditërisht. Rritja e tij e madhe erdhi pas tragjedisë së San Bernardinos në Kaliforni. “Të mos lejohen myslimanët në Amerikë”, tha Trump.
Hekuri rrihet sa është i nxhetë, dhe Trump është mjeshtër i kësaj teorie. Ai shfrytëzoi momentin duke shkuar në 37 përqind të pikëve brenda pak ditësh. /La Stampa
KOHA JONË SONDAZH

