Paraqitja e parë publike për Silvio Berlusconi, thotë se është gati t’i rikthehet punës

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, ka bërë paraqitjen e parë publike pas një muaji në spital. Në një fjalim nga dhoma e tij, 86-vjeçari u shpreh se është gati t’i rikthehet politikës.

“Nuk jam ndalur asnjëherë, as në javët e fundit. Kam punuar në strukturën e re të partisë dhe jam i gatshëm të kthehem në punë me ju dhe të luftoj përkrah jush për betejat tonë”.

Berlusconi u shtrua në spital më 5 Prill dhe kaloi gati dy javë në kujdes intensiv, duke nxitur spekulime se jeta e tij mund të ishte në rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai doli nga kujdesi intensiv më 16 Prill dhe gjendja e tij që atëherë është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në javët e fundit kam ndjerë dashurinë e shumë njerëzve, përfshirë kundërshtarët e mi politikë dhe padyshim që i falënderoj ata, por është dashuria juaj që më ndihmoi të kapërcej një pneumoni vërtet të rrezikshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?