Parashikonin të kryenin disa atentate për Vitin e Ri, arrestohen 2 persona në Belgjikë
Arrestohen dy persona të dyshuar për përgatitjen e atentateve në Bruksel. Atu u arrestuan pas operacioneve policore që zbuluan kërcënimet serioze që parashikonin kryeqytetin belg gjatë festave të fundvitit, njoftoi sot prokuroria federale.
“Hetimi ka mundësuar zbulimin e kërcënimeve serioze për atenate që parashikonin disa vende emblematike të Brukselit dhe do të kryeheshin gjatë festave të fundvitit”, theksoi prokuroria në një komunikatë.
“Dy persona u vendosën nën arrest, i pari pas dyshimeve për kërcënime për atentate, për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist në cilësinë e drejtuesit dhe për rekrutimin në kuadër të krimeve terroriste si autor apo bashkëpunëtor dhe i dyti i dyshuar për atentate, dhe pjesëmarrje në një grup terrorist, si autor apo bashkëpunëtor”, vijoi prokuroria.
KOHA JONË SONDAZH

