Paratë cash nuk infektojnë, ja çfarë theksojnë ekspertët
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të bankës gjermane Bundesbank, Johannes Beermanndhe dhe infektologu René Gottschalk, shprehen se kartmonedhat kanë një shtresë mbrojtëse ndaj mikrobeve, ndërsa theksojnë se numri i të prekurve do të ishte shumë më i lartë, nëse paratë do të transmetonin virusin.
Rreziku i përhapjes së koronavirusit përmes parave cash është minimal, krahasuar me rrezikun që kanë produktet e tjera që përdoren në jetën e përditshme. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të bankës gjermane Bundesbank, Johannes Beermann u shpreh se sidomos kartëmonedhat euro përbëhen nga lëndë që nuk mbajnë mikrobet, ndërsa kartëmonedhat 5 dhe 10 €, që përdoren më shumë, kanë shtresë mbrojtëse ndaj ndotjes.
Sa i përket kizës ekonomike që do të prekë të gjithë vendet, Beermann shprehet se gjermania ka marrë masat për çdo skenar, duke prodhuar para më shumë se duhet. Ai shtoi se Bundesbank ka plane emergjente për çdo krizë të mundshme për përhapjen e koronavirusit.
KOHA JONË SONDAZH

