Paris, arrestohet 28 vjeçari me armë dhe një kopje të Kuranit
Një burrë është arrestuar me dy armë në hyrje të një hoteli në Disneyland Paris, raporton policia franceze. 28-vjeçari nuk është i njohur për shërbimet e sigurisë dhe madje nuk ka bërë asnjë rezistencë, kur ai u arrestua, sipas raportimeve të mediave franceze.
Policia ka deklaruar se 28 vjeçarit i është gjetur edhe një kopje e Kuranit. Ai u ndalua gjatë një kontrolli të sigurisë.
Franca mbetet në një gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve vdekjeprurëse islamike në Paris, në nëntor të vitit të kaluar. Policia tha se ata janë në kërkim të personit tjetër që udhëtonte së bashku me të arrestuarin. Disneyland Paris është ndër destinacionet turistike më të njohura të Evropës dhe sigurisht numri i vizitorëve është tepër i madh. Në këtë mënyrë, fill pas sulmeve të nëntorit, kontrollet dhe masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm.
Sidorela Lepri
KOHA JONË SONDAZH

