Paris, gruaja topless i bashkohet protestuesve kundër islamofobisë
Më shumë se 10,000 persona marshuan dje në Paris në një demostratë anti islamofobisë që e ka ndarë në dy anë klasën politike në Francë.
Organizuesit e protestës deklaruan se ata i nisën demostratat si një formë mbështetjeje, dy javë pasi një burrë, i cili thuhet të ketë pasur lidhje me të djathtën ekstreme hapi zjarr ndaj një xhamie në qytetin e Bayonne-s. Si pasojë e këtij sulmi mbetën të plagosur dy burra të moshuar.
Protestuesve ju bashkua edhe një grua e cila kishte dalë ‘topless’. Si duket, ajo ishte pjesë e një grupi feminist të quajtur Femen. Në këtë demostratë morën pjesë anëtarë të partive të ekstremit të majtë, ndërsa disa të tjerë të qendrës mbajtën distancë.
Marine Le Pen nga ana tjetër deklaroi se protesta ishte organizuar nga islamistët.
Protestuesit marshuan përmes kryqytetit francez duke mbajtur pankarta në të cilat ishin të shkruar mesazhe si ‘Ndal Racizmit’ si dhe ‘Islamofobia nuk është opinion por krim.’