Paris: Policia u prish 500 çadra emigrantëve

Policia parisiene ka shpërndarë me dhunë një tjetër hapësirë provizore të ngritur nga azilkërkuesit e vendit që kërkojnë një strehë shtetërore.

Forcat e rendit ndërhynë të hënën vonë në qendrën e kryeqytetit francez duke evakuar rreth 500 çadra me emigrantë të ngritura edhe me ndihmën e qytetarëve.

Shumica prej tyre vinin nga Afganistani dhe kërkojnë ambiente ku të jetojnë teksa afron dimri i ftohtë dhe presin përgjigjjen për pranimin e azilit.

“Kërkojmë strehimin e tyre, për së dyti, që ta ndalim këtë cikël të padurueshëm kampesh të reja të cilat pasi formohen, evakuohen nganjëherë me dhunë dhe pastaj ngrihen sërish.”

“Na vjen keq që nuk janë respektuar rekomandimet pas çmontimit të kampit të Shën-Denisit. Personat duhej të dërgoheshin në gjimnaze por nuk ka hapësira akomoduese, siç edhe pritej, dhe rezultati është se këta njerëz kanë mbetur në rrugë, dhe po shtohen përditë.”

Javën e kaluar, policia franceze evakuoi kampin tjetër të Shën-Denisit me rreth 2,400 banorë në rrethinat e Parisit.

Operacionet kundër emigrantëve të padokumentuar kanë nisur në vitin 2018.

Parisi konsiderohet një pikëtakimi për mijëra refugjatë të huaj që synojnë Europën, dhe pas udhëtimit më në veri, edhe Anglinë përmes kanalit të La-Manshit.

SHKARKO APP