Paris, punonjësit e metrove në grevë, shkak alarmet false për terrorizëm
Paraliza ka përfshirë linjën A të metrosë rajonale të Parisit këtë të enjte, për shkak të grevës që kanë nisur punonjësit. Drejtuesit e metrove kanë zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar kundër qëndrimit të drejtuesve të sektorit në menaxhimin e alarmeve për pakot e dyshimta që gjenden në trenë. Në linjën A, që përshkon të gjithë kryeqytetin francez, qarkullon një tren në 4 dhe nëse trafiku bllokohet problemet për pasagjerët janë të mëdha. Një nga sindikalistët akuzon drejtuesit e sektorit se nuk marrin parasysh gjendjen e emergjencës të krijuar në vend pas atentateve të nëntorit.
KOHA JONË SONDAZH

