Parlamentarët francezë, kundër sanksioneve antiruse të BE-së

Asambleja Kombëtare e Francës, Dhoma e Ulët e Parlamentit francez, miratoi dje një rezolutë me kërkesë ndaj qeverisë për të mos zgjatur sanksionet ekonomike kundër Rusisë. Pro rezolutës votuan 55 nga 101 deputetë të pranishëm në sallë.

Edhe pse rezoluta nuk ka fuqi detyruese, autorët e saj u shprehën të kënaqur me faktin e miratimit të këtij dokumenti të rëndësishëm.

“Me votën e tij Parlamenti e bëri të qartë se ne duam heqjen e sanksioneve. Për herë të parë në dy vite të fundit Parlamenti shprehu qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje, dhe kjo ka shumë rëndësi”, u shpreh një nga iniciatorët e rezolutës, bashkëkryetar i Asociacionit “Dialogu Francë-Rusi”, anëtar i Komitetit të marrëdhënieve me jashtë të Asamblesë Kombëtare, Thierry Mariani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Francë-Rusi, Pavel Shinski, “miratimi i rezolutës e ka çuar debatin rreth heqjes së sanksioneve antiruse në një nivel krejt të ri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa dyshim, një ogur i mirë që dëshmon se sanksionet ndaj Rusisë, të cilat janë konceptuar që në krye të herës si instrument i presionit politik, realisht nuk janë në interes të BE-së, pasi dëmtojnë biznesin evropian dhe shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike. Pra, qasja pragmatike fiton sa vjen e më shumë përkrahje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?