Parlamenti Europian fonde shtesë në luftën ndaj terrorizmit

Parlamenti i dha dritën tij jeshile 100 milionë euro ndihmë emergjente për BE-në në lidhje me refugjatët dhe 2 milionë euro për të punësuar staf të ri për agjencinë e zbatimit të ligjit të BE-së, Europolit dhe Qendrës së Terrorizmit Europian (ECTC), për të luftuar terrorizmin, në një votim këtë të mërkurë. Duke pasur parasysh urgjencën e këtyre masave, deputetët përshpejtuan miratimin e tyre.

“Unë e mirëpres këtë propozim për ti mundësuar buxhetit të BE-së  për ti dhënë ndihmë emergjente territorit të saj e për të trajtuar pasojat humanitare të krizës aktuale të refugjatëve. Kuvendi ka vepruar me shpejtësi, duke miratuar me shpejtësi në këtë buxhet të pamenduar”, tha raportuesi José Manuel Fernandes.

“Megjithatë, me keqardhje them se kjo nismë është një tjetër mekanizëm ad hoc, i ngritur pa një strategjie të përgjithshme për të adresuar këtë krizë dhe pa respektuar plotësisht kompetencat e Parlamentit, si bashkë-ligjvënës, duke pasur parasysh se instrumenti i ri nuk është themeluar mbi një propozim në bazë të një procedure të zakonshme legjislative”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

100 milionë euro ndihma humanitare, në funksion të fluksit aktual të refugjatëve dhe emigrantëve është kësti i parë nga instrumenti i ri 700 euro milion ndihme emergjente të propozuar nga Komisioni Europian më 2 mars. Fondet mund të përdoren, ndër të tjera, për ndihmë ushqimore, emergjencë shëndetësore, strehim, ujë, kanalizime dhe për mbrojtjen dhe edukimin. Nevoja për një mekanizëm të përhershëm për ndihmë humanitare është në kuadër të Unionit

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?