Parlamenti Evropian ka ndarë Çmimin Sakharov për “popullin e guximshëm të Ukrainës”

Parlamenti Europian ka ndarë Çmimin Sakharov për “popullin e guximshëm të Ukrainës” në betejën e tyre kundër pushtimit të paprovokuar rus. PE-ja tha sot se çmimi i ndahet “ukrainasve të guximshëm, të përfaqësuar nga presidenti i tyre, Volodymyr Zelensky, liderët e tyre të zgjedhur dhe pjesëtarët e shoqërisë civile”.

“Ky çmim është për ata ukrainas që po luftojnë në terren. Për ata që janë detyruar të largohen. Për ata që kanë humbur familjarët dhe miqtë e tyre. Për të gjithë ata që janë ngritur dhe po luftojnë për atë që besojnë”, tha presidentja e PE-së, Roberta Metsola.

Çmimi i përvitshëm i emëruar në nder të fizikanit dhe disidentit sovjetik, Andrei Sakharov, fillimisht nisi të ndahej më 1988 nga PE-ja. Ky çmim nderon individët dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat fundamentale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?