Parlamenti zviceran miraton martesat mes gjinisë së njëjtë
Parlamenti i Zvicrës ka miratuar një projekt-ligj që lejon çiftet e së njëjtës gjini të martohen. Me këtë vendim Zvicra u bashkohet pjesës më të madhe të vendeve evropiane për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).
Zviceranët do të kenë fjalën e fundit mbi këtë çështje pasi partia ultra-konservatore e Unionit Demokratik Federal ka njoftuar se do të kërkojë që legjislacioni të vihet në një referendum. Zvicra është një nga vendet e pakta evropiane ku martesa mes së njëjtës gjini nuk është e ligjshme.
Vendi lejon çiftet e gjinisë së njëjtë të hyjnë në “partneritete të regjistruara”, por kjo nuk siguron të njëjtat të drejta si martesa, duke përfshirë marrjen e shtetësisë dhe birësimin e përbashkët të fëmijëve. Formulimi i projektligjit lejon homoseksualët dhe lezbiket të martohen dhe lezbiket të kenë akses në dhurimet e spermës.