Pas 1 muaj bllokimi për shkak të Covid-19, India lejon rihapjen e disa bizneseve të vogla

Pas një muaji bllokimi për shkak të Covid-19, India do lejojë rihapjen e disa bizneseve të bogla.

Ministria e Brendshme deklaroi se vetëm gjysma e stafit duhet të punojë dhe ata duhet të ndiqnin masa paraprake siç janë veshja e maska për fytyrën dhe distancimi social, shkruan BBC.

Sidoqoftë, qendrat tregtare dhe bizneset e mëdha do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Këto masa do të shërbejë për të rifilluar gradualisht aktivitetin ekonomik, sipas zyrtaarëve.

Deri më tani në Indi janë shënuar 825 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 26,283 të infektuar.

SHKARKO APP