Pas 10 ditëve, Papa Françesku lë spitalin e Romës

Papa Françesku la këtë të mërkurë, poliklinikën katolike Gemelli në Romë, ku ishte i shtruar prej 10-ditësh. Të dielën e 4 Korrikut, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një problemi në zorrë.

Pasi u përshëndet nga pacientët dhe stafi mjekësor, 84-vjeçari udhëtoi me automjetin e tij drejt rezidencës në Selinë e Shenjtë, ku do të kryejë edhe fazën tjetër të mbetur të rikuperimit të plotë. Megjithatë, filmimet tregojnë qartë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore pasi la spitalin.

Përpara mbërritjes në Vatikan, Ati i Shenjtë ndaloi për të bërë një lutje në bazilikën Santa Maria Magiore në Romë, një ritual që e bën në fund të udhëtimit në një tjetër vend. Papa Françeskut i duhet të qëndrojë larg ritualeve publike. Ai ka planifikuar një udhëtim në Hungari e Sllovaki për në Shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?