Pas 170 vitesh, popullsia irlandeze kalon 5-milionëshin
Popullsia e Republikës së Irlandës është rreth 5.01 milionë. Kjo është hera e parë që popullsia irlandeze kalon shifrën prej pesë milionësh qysh në vitin 1851. Popullsia përbëhej prej 5.11 milionë banorësh.
Shifra po ashtu paraqet rritje prej 2.19 milionësh krahasuar me regjistrimin e vitit 1961. Zyra Qendrore e Statistikave, tha se migrimi dhe rritja natyrore kanë sjellë rritje të popullsisë për 34,000 banorë në 12 muaj.
Në vitin 2021, më shumë se 30,000 irlandezë janë kthyer për të jetuar në Irlandë, ndërsa 22,000 irlandezë kanë shkuar për të jetuar jashtë vendit.