Pas 43 vitesh, gratë në Iran shohin një ndeshje futbolli në stadium (FOTO)
Pas afro 43 vitesh, më 25 gusht gratë iraniane mundën të ndiqnin një ndeshje futbolli të kampionatit kombëtar Esteghlal-Mes Kerman, në stadiumin Azadi të Teheranit.
Edhe pse nuk ka asnjë ndalim zyrtar për gratë që të marrin pjesë në ngjarje sportive në Iran, ato rrallë marrin pjesë pasi shpesh u refuzohet hyrja.
Vendimi erdhi pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve iraniane duke u kërkuar atyre që të heqin ndalimin e grave, pasi shkel statutet e futbollit ndërkombëtar. Të enjten, tifozët u vendosën në një tribunë të veçantë dhe hynë nga një hyrje tjetër nga ajo e burrave.