Pas 45 vitesh, hapet ambasadë amerikane në Kubë
Shtetet e Bashkuara dhe Kuba hyjnë në një fazë të re të marrëdhënieve të tyre, kur flamuri amerikan do të valëvitet sërish në Havana, në oborrin e Ambasadës së SHBAve që është rihapur së fundmi.
Në ceremoninë që u mbajt sot ishte i pranishëm edhe sekretari i Shtetit, John Kerry, ndërsa për të ngritur flamurin amerikan edhe njëherë në qiellin e vendit komunist, janë ftuar tre marinsët të cilët e ulën atë për herë të fundit. Më 4 janar 1961 tre marinsa morën flamurin amerikan të Ambasadës, pasi të dy vendet kishin vendosur për të ndërprerë marrëdhëniet në një kohë kur Lufta e Ftohtë kishte arritur kulmin.
Ndërkohë, kur bota ndiqte këtë ceremoni, në publik është shfaqur Fidel Castro, i cili në ditëlindjen e tij të 89, ai ka shkruar edhe një letër, ku ka akuzuar Amerikën për dëmet ekonomike që i janë shkaktuar Kubës për shkak të embargos.