Pas 58 të vrarëve, Boko Haram parashkon sulmet dhe taktikat e reja
Kur tri vajza u shfaqën të hënën në një kamp të njerëzve që kishin ikur nga grupi terrorist Boko Haram, ato u pritën dhe iu ofrua një vend për të fjetur. Por të martën në mëngjes, dy nga vajzat shërthyen veten me bombat që kishin fshehur në trupat e tyre, duke vrarë 58 vetë dhe duke plagosur 78 të tjerë.
Viktimat ishin në mesin e më shumë se 50 000 njerëzve që kishin qenë të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të Boko Haram, dhe tani për t’u konfrontuar me të njëjtin tmerr në vendin që kishin kërkuar strehim.
Episodi në kampin Dikwa për personat e zhvendosur ndjek një model të sulmeve vdekjeprurëse që Boko Haram ka kryer që nga koha kur ushtria nigeriane filloi çrrënjosjen e militantëve nga fortesat në të gjithë pjesën veriore të vendit.
Megjithatë, sulmi i së martës mund të kishte përfunduar edhe më keq. Një nga vajzat që ishte bashkë me 2 sulmueset e tjera, vendosi të mos i shpërthente pajisjet e tij, raporton Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Nigerisë.
Në vend të kësaj, vajza u dorëzua tek autoritetet dhe paralajmëroi se sulmet e ardhshme janë duke u planifikuar për në kamp, gjithmonë sipas zyrtarëve të tjerë të emergjencës.
Që prej marrjes së detyrës, Presidenti Muhammadu Buhari ka nisur shkatërrimin e Boko Haram, duke riorganizuar bashkëpunimin e tij ushtrarak me vendet fqinje në veri të Nigerisë. Kjo ka rezultuar efektive. Ofensiva e re ka shpërndarë luftëtarët që dikur popullonin fshatrat e shumta.
Megjithatë, ndërsa në arrati në muajt e fundit, anëtarët e grupit kanë arritur të kryejnë sulme në të gjithë veriun e vendit si dhe jashtë kufijve kombëtarë që kanë lënë qindra të vdekur. Këtë muaj, në fshatin Dalori, Boko Haram ka djegur shtëpitë, masakruar civilët dhe rrëmbyer fëmijët.
Grupi ekstremist islamik ka përdorur gjatë kësaj kohe kamikazët, por gjithnjë ka dërguar gratë dhe vajzat e reja. Eksplozivët që ata mbajnë janë fshehur shpesh nën veshjen fetare. Boko Haram ka ndryshuar taktikat me sulmuesit, duke fshehur eksplozivin në një qese me bamje gjatë sulmit duke pretenduar që agresorët janë të sëmurë mendor.
Grupi ka sulmuar edhe kampet e vendosura për njerëzit që kanë ikur për t’i shpëtuar dhunës që ato ushtrojnë. Vjeshtën e kaluar, një bombë vrau shtatë persona në kampin Malkohi në një shtet fqinj. Sulmi të martën në kampin Dikwa mesa duket është kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi ushtarët Nigerian kishin sulmuan një treg, ku Boko Haram vepron.
Ushtarët vranë 100 anëtarë të Boko Haram gjatë bastisjes, thanë zyrtarët lokal. Po ashtu ato kanë liruar më shumë se 1.000 gra dhe vajza, të cilët janë duke u mbajtur si skllave seksi. Gratë dhe vajzat u dërguan në kampin Dikwa, raporton prestigjozja New York Times.
Sidorela Lepri
KOHA JONË SONDAZH

