Pas 70 vitesh, SHBA-ja ekzekuton një grua përmes një injeksioni vdekjeprurës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer ekzekutimin e parë të një gruaje të dënuar me vdekje në gati shtatë dekada. Lisa Montgomery, 52-vjeç, u ekzekutua përmes një injeksioni vdekjeprurës në shtetin e Indianas, më 13 janar.

Montgomery u dënua në vitin 2007 në shtetin e Misurit për rrëmbimin dhe mbytjen e një gruaje tjetër që ishte tetë muaj shtatzënë në atë kohë. Ekipi ligjor i Montgomery ka thënë se ajo vuan nga sëmundje mendore.

Ekzekutimi shënoi herën e parë që qeveria amerikane zbatoi dënimin me vdekje për një të burgosur femër që nga viti 1953. Ekzekutimet federale në Shtetet e Bashkuara ishin ndaluar për 17 vjet përpara se presidenti në largim, Donald Trump, vitin e kaluar të urdhërojë rifillimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e parë që qeveria federale kreu më shumë ekzekutime sesa të gjitha shtetet e SHBA-së së bashku. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, pritet të ndërpresë ekzekutimet federale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?