Pas bisedimeve Trump–Lula, hiqen tarifat për importet braziliane
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar tarifat e vendosura më herët ndaj produkteve ushqimore nga Brazili, të cilat ishin vendosur gjatë administratës së presidentit Donald Trump në lidhje me ndjekjen penale të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, vendimi heq tarifën shtesë të importit prej 40% për një gamë të gjerë produktesh, mes të cilave mishi i viçit, kafeja dhe një sërë frutash tropikale.
Tarifat u vendosën fillimisht në korrik, pasi Trump akuzoi Brazilin se procedurat penale ndaj Bolsonaros ishin politikisht të motivuara. Bolsonaro, i cili drejtoi vendin nga viti 2019 deri në 2022 dhe konsiderohet aleat i ngushtë i Trump, u dënua në shtator me 27 vjet burg për përpjekje për të organizuar një grusht shteti.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se heqja e tarifave erdhi pas bisedimeve midis presidentit Donald Trump dhe presidentit aktual brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.
Lula e përshëndeti vendimin, duke deklaruar se ishte “i lumtur” për rezultatin dhe se ky hap do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
KOHA JONË SONDAZH

