“Pas dëshpërimit ka shpresë”, shprehja e poetit turk te pakot e ndihmave të Turqisë për Italinë

Turqia i ka dërguar produkte të ndihmës mjekësore Spanjës dhe Italisë, dy vendet që janë duke vuajtur më shumë nga koronavirusi.

Avioni A400M i Forcave Ajrore Turke i dërguar me koordinim të Ministrisë turke të Mbrojtjes ka arritur në Itali pasi fillimisht ndaloi në Spanjë, ku gjithashtu u dërguan ndihma, shkruan Anadolu Agenncy.

“Avioni Forcave të Armatosura Turke me pajisje mjekësore që u ngrit nga Madridi, Spanjë, arriti në qytetin e Romës në Itali”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihma e dërguar nga Turqia, ndër të tjera, përfshin maska të prodhuara në Turqi, maska anatomike, syze mbrojtëse, veshje mbrojtëse dhe lëng antibakterial.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, i cili ka dalë për të pritur avionin, shprehu falënderime ndaj Turqisë për mbështetjen.

“Ndihma juaj e sotme është shumë e rëndësishme për ne. Falënderojmë presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan, ministrin e Jashtëm (Mevlüt) Çavuşoğlu dhe popullin turk për solidaritetin”, tha Di Maio.

Një detaj që ra në sy ishte se mbi kutitë e ndihmës është vendosur një letër ku është shkruar në gjuhën italiane dhe spanjolle një shprehje e poetit dhe dijetarit turk Xhelaludin Mevlana (Rumi) ku thuhej: “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?