Pas fjalimit në OKB, Trump firmos marrëveshjen historike për sigurinë me Groenalndën dhe Danimarkën

Pas fjalimit të tij në OKB, Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me liderët e Groenlandës dhe Danimarkës për të nënshkruar një marrëveshje historike për sigurinë. Trump e përshkroi marrëveshjen si një dakordësi për të cilën është punuar prej kohësh dhe tha se ajo do të çojë në një “marrëdhënie fantastike afatgjatë” mes tre palëve nënshkruese.

Megjithëse Groenlanda është një territor autonom, ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, e cila trajton kryesisht çështjet e politikës së jashtme. Ka pak detaje të disponueshme për marrëveshjen, megjithëse gjatë fjalimit të tij Trump kishte deklaruar se SHBA-të do të ndërtojnë “dy baza ushtarake shumë të rëndësishme” në Groenlandë.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se marrëveshja e re adreson shqetësimet e sigurisë së SHBA-së lidhur me mundësinë që kundërshtarët e saj të fitojnë një prani në ishull, duke respektuar njëkohësisht të drejtat e brendshme të Danimarkës dhe Groenlandës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, është shprehur optimist për marrëveshjen e sigurisë. “Ne po nënshkruajmë një marrëveshje që e sjell marrëveshjen e mbrojtjes të vitit 1951 në vitin 2026”, tha Nielsen. “Ne jemi, kemi qenë dhe do të mbetemi një mik i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe pjesë e Aleancës Perëndimore. Siguria juaj është siguria jonë dhe siguria jonë është siguria juaj… Kjo është një marrëveshje ku fitojnë të gjithë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?