Pas karantinës 14-ditore, ekipi i OBSH në Wuhan nis punën për hetimin e origjinës së Covid
Ekipi i hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po përgatitet të lërë karantinën në qytetin kinez të Ëuhan dhe të fillojë një hetim të shumëpritur për origjinën e pandemisë Covid. Anëtarët e ekipit ndërkombëtar prej 13 personash do të përfundojnë karantinën e tyre dy-javore në 24 orët e ardhshme, duke u larguar në një qytet që dikur ishte qendra e shpërthimit global, por tani, një vit më pas, është kthyer kryesisht në normalitet.
Kontrolli i punës së ekipit do të jetë i pamasë, pasi ata ‘prekin’ në atë që ka të ngjarë të jetë një fushë e minuar politike në kërkim të zbulimit të origjinës së Covid-19. “Sytë dhe vëmendja e botës janë fiksuar në këtë vëzhgim” tha virologu gjerman Marion Koopmans, i cili është pjesë e skuadrës që kanë shkuar në Kinë.
Ekipi i hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po përgatitet të lërë karantinën në qytetin kinez të Ëuhan dhe të fillojë një hetim të shumëpritur për origjinën e pandemisë Covid. Anëtarët e ekipit ndërkombëtar prej 13 personash do të përfundojnë karantinën e tyre dy-javore në 24 orët e ardhshme, duke u larguar në një qytet që dikur ishte qendra e shpërthimit global, por tani, një vit më pas, është kthyer kryesisht në normalitet. Kontrolli i punës së ekipit do të jetë i pamasë, pasi ata ‘prekin’ në atë që ka të ngjarë të jetë një fushë e minuar politike në kërkim të zbulimit të origjinës së Covid-19. “Sytë dhe vëmendja e botës janë fiksuar në këtë vëzhgim” tha virologu gjerman Marion Koopmans, i cili është pjesë e skuadrës që kanë shkuar në Kinë.