Pas koronavirusit, Pekini ndalon sjelljet “e pa qytetëruara”
Qeveria e qytetit të Pekinit ka vendosur të ndalojë sjelljet “e pa qytetëruara” të tilla si mos mbulimi i gojës dhe hundës kur kolliteni ose teshtitni, për të përmirësuar higjenën publike në mes të shpërthimit të koronavirusit, raporton AFP.
Ligjet synojnë të promovojnë “sjelljen e qytetëruar” dhe kanë të bëjnë me luftimin e pandemisë që ka prekur më shumë se 82,000 vetëm në Kinë.
Ata që do të thyejnë rregullat do të dënohen me gjobë për kundërvajtje duke përfshirë mos veshjen e maskës në publik kur janë të sëmurë, thuhet në faqen e internetit të qeverisë së komunës së Pekinit.
Ligjet reja kërkojnë që vendet publike të vendosin një shënues në distancë prej një metri. Qytetarët duhet të “vishen mirë” në publik dhe të mos qarkullojnë pa bluzë. Kjo është një referencë për të adresuar praktikën e ashtuquajtur “bikini Pekin” ku burrat përveshin bluzat për të ekspozuar barkun e tyre në mot të nxehtë.
Pekini dekurajon tashmë një sërë sjelljesh “jo të qytetëruara” duke përfshirë pështyrjen në publik, hedhjen e mbeturinave në rrugë, shëtitjen me qen të pa lidhur, hedhjen e mbeturinave nga ndërtesat, defekim në vende publike dhe pirja e duhanit në vendet ku është e ndaluar.