Pas Krishtlindjeve, Austria përsëri në karantinë
Vetëm 11 ditë pasi mbaroi bllokimi i dytë, Austria do të hyjë përsëri në karantinë pas Krishtlindjeve.
Ky vendim është marrë pasi numri i rasteve së të infektuarëve është në rritje.
Dyqanet jo-thelbësore që u rihapën javën e kaluar do të mbyllen, duke u rihapur përsëri në Janar bashkë me restorantet, shkollat, muzetë dhe teatrot.
Testimet masive për shkak të Covid do të mbahen më 15 deri më 17 janar, derisa ata që rezultojnë negativë do të lirohen nga bllokimi.
Bazuar në deklaratën e bërë nga qeveria personat të cilët nuk do të bëjnë testimit do të tduhet të qëndrojnë në izolim deri më 24 janar.