FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas paralajmërimit të ashpër të Erdogan, Forcat e Armatosura turke në lëvizje, vendosin raketahedhësit në kufi me…

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë vendosur përforcime të trupave komando drejt pikave të vëzhgimit në Idlib të Sirisë një ditë pas paralajmërimit të fortë të Presidentit turk.

Forcat komando të dërguara në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay nga njësi të ndryshme të Turqisë, kanë përfunduar përgatitjet e tyre në këtë rajon.

Më pas komandot nëpërmjet trasportuesve të blinduar ushtarakë janë nisur drejt njësive kufitare. Ndërkohë në anën tjetër është vërejtur se në kufirin me Sirinë janë vendosur edhe multi raketahedhësit e dërguara nga TSK-ja, raporton Anadollu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëvizja vjen disa orë pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se “Turqia tani do t’i godasë në çdo vend forcat e regjimit sirian nëse ushtarët tanë pësojnë edhe dëmin më të vogël. Unë deklaroj se nëse ka një sulm të mundshëm mbi ushtarët tanë nga sot e tutje, ne do të godasim regjimin sirian kudo jashtë marrëveshjes së Soçit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?