Pas Presidencës, Trump mund të “humbasë” edhe gruan: Ish-asistentja: Melania po numëron minutat…
Kjo nuk është një periudhë e mirë për Donald Trump, i cili pasi ka humbur zgjedhjet presidenciale mund të humbasë dhe bashkëshorten Melania.
Melania, pasi i bëri ‘presion’ bashkëshortit që të bënte një deklaratë publike duke njohur humbjen e zgjedhjeve ka filluar të bëjë gati valixhet. Ish-zonja e parë do të kthehet në apartamentin e saj luksoz në Trump Tower.
Një ndihmës u shpreh se Melanie mezi po priste kohën që Presidenca e tij të përfundojë dhe të divorcohej nga ai. Ndërsa ish-asistentja e Donald Trump, Omarosa Maigault Newman, autorja e librit “Unhinged” është e bindur se nëse Melania po ta linte bashkëshortin kur ishte në detyrë, ai do të gjente një mënyrë për ta ndëshkuar.
“Edhe pse zonja Trump ka pretenduar gjithmonë se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin, çifti prej kohësh flenë të ndarë dhe Melania sillet shumë ftohte më Donald Trump. Zonja Trump po numeron çdo minutë derisa të divorcohet nga Donald- ka thënë Omarosa Maigault Newman.
Sipas saj Melania përpara se të transferohet në Shtëpinë e Bardhë ka negociuar për një marrëveshje post-martesore që do t’i garantonte djalit të saj Barron një pjesë të perandorisë Trump në rast të një ndarje mes dy bashkëshortëve.
Ndërsa Stephanie Winston Wolkoff, një mike e Melania nuk beson tek zërat që flasin për ndarjen e çifti. ‘Nuk janë duke u divorcuar, ata janë bërë njëri për tjetrin”- tha ajo.