Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 11:07 TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat Një raport i ri akuzon platformën TikTok se po ndihmon në promovimin dhe normalizimin e industrisë së seksit, duke lejuar “influencueset e seksit” të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pas referendumit vijnë arrestimet në Rusi

Bota E hënë, 13 Korrik 2020 09:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rusia po përjeton një valë të re të dhunës. Ndërkohë që Putini e konsiderohen referendumin për ndryshimin kushtetuese si një fitore.

Fillimisht një rezultat shumë i mirë për Kremlinin, para dy javësh. Vladimir Putini mori bekimin e popullit në referendum për reformën kushtetuese. Gati 78 % e votuesve i thanë po ndër tjera mbrojtjes më të mirë të mjedisit, konservatorizmit familjar dhe “një presidenti të përjetshëm”. Tani Putini mund të qeverisë deri në vitin 2036. Në fakt, ai mund të jetë i qetë tani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por vetëm disa ditë më vonë, filuan ditë shumë të paqeta për Rusinë. Ditët e arrestimeve, frikësimeve dhe kërcënimeve. Ditë të tensionuara politike dhe dhune ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çmimi i lartë i kritikave ndaj shtetit

Russland | FSB verhaftet 2 Terrorverdächtige (picture-alliance/dpa/FSB)
Vetëm katër ditë pas referendumit, gjykata ushtarake në Pskov ka shpalli fajtore një gazetare për gjoja mbështetjen e terrorizmit. “Krimi” i Svetlana Prokopjevës është mendimi në një emision në radio se shteti po përdor masa represive dhe se sheti mban përgjegjësi për një sulm para dy vitesh. Asokohe ka hedhur veten në erë një i ri, para ndërtesës së shërbimit sekret FSB. Gazetarja mendon se shkaku i vrasjes ishte shkelja e të drejtave të njeriut. Prokuroria mendonte se gazetarja duhet të denohet me gjashtë vjet heqje lirie. Në fund Prokopjeva duhet të paguajë 500.000 rubla – rreth 6.600 Euro.

Mund t'ju interesojë

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund të fitojë ende.

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e...

Para 1 ore
Amerikanët votuan për ndryshim. Trump, deri më tani, po ofron të njëjtën gjë.

Amerikanët votuan për ndryshim. Trump, deri më tani, po ofron të njëjtën gjë.

Para 1 ore
Papa në “gjendje shëndetësore mjaft të mirë” ndërsa nis turin në Amerikën Latine

Papa në “gjendje shëndetësore mjaft të mirë” ndërsa nis turin në Amerikën Latine

Para 3 orësh

Një gjykatë në Moskë ka hapur pak më vonë një proces kundër aktivistit Pjotr Versilov, një nga themeluesit e grupit Punk – Pussy Riot, i njohur për aktivitetet kundër Kremlinit. Kësaj radhe akzohet për dyshtetësi sekrete. Versilov është arrestuar.

iNjëkohësisht prokuroria kërkon 15 vjet heqje lirie ndaj aktivistit tjetër Jurij Dmitriev, nga organizata ‘Memorial’. Zbardhësi i krimeve të Stalinit akuzohet për “pornografi me fëmijë”. Procesi ka nisur para tre vitesh, e kritikët mendojnë se bëhet fjalë për një proces të montuar.

Burgosje për shkak të rezultateve të dobëta?

Me 7 korrik është arrestuar në Moskë ish-gazetari Ivan Safranov. Akuza: Tradhëti. Si gazetar Safronov ka publikuar një shkrim për industrinë e armatimit. Para dy muajsh ai ka kaluar si këshilltar në agjencinë ruse për hapësirën – Roskosmos. Ndërsa tani kërcënohet me shumë vite burg. Qindra ish-kolegë të Safranovit kanë protestuar në rrugë kundër arrestimit, ndërsa tani kanë filluar arrestimet e tyre me argumentimin – shkelje e masave kundër Covid-19. Përkundër faktit që ata kanë mbajtur distancën gjatë protestave.

Me 8 korrik është arrestuar guvernatori i qytetit siberia Chabarovsk, Sergej Furgal, që ishte lajmi i parë në Rusi. Ai fajësohet për pjesëmarrje në një vrasje që ka ndodhur para 15 vitesh. Por mediat dyshojnë se ky arrestim ka lidhje me refernedumin e fundit për reformën kushtetuese. Furgal nuk i ka siguruar Kremlinit rezultatet e duhura. Në rajonin e tij kanë votuar për këtë reformë vetëm 63 % e zgjedhësve një përqindje shumë më e ulët se mesatarja e rajoneve të tjera.

Kontrolle kundërshtarëve të Kremlinit

Russland | FSB verhaftet 2 Terrorverdächtige (picture-alliance/dpa/FSB)
Një ditë më vonë u kontrolulua shtëpia e politikanes opozitare Julia Galjamina në Moskë. Janë kontrolluar edhe objektet e bashkëpunëtorëve të organizatës ‘Open Russia’, të ish-oligarkut Michail Chodorkovskij. Galjamina dhe Chodorkovski konsiderohen si kundërshtarë të rreptë të Kremlinit.

Të premten (10.07) është dënuar nga një gjykatë në Komsomolsk, aktivistja për të drejtat e LGBT, Julia Zvetkova me 75.000 rubla, për shkak të “propagandës së raporteve jo tradicionale seksuale në mesin e minorenëve”. Karikaturistja ka publikur dy fotografi me çifte homoseksualësh, nën titull: “Familja është atje ku ekziston dashuria”. Përveç kësaj, kundër Zvetkovës është hapur edhe një proces për përhapjen e pornografisë. Ajo kërcënohet me gjashë vjet heqje lirie.

Shpeshtimi i arrestimeve

Arrestimi i kundërshtarëve politikë në Rusi nuk është gjë e re. Por të bie në sy shpeshtimi i rasteve dhe kjo pas një fitoreje të madhe të Kremlinit në referendum – pavarësisht disa manipulimeve të rezultateve.

Kremlini ka ndaj kritikave vetëm një përgjigje: Ne nuk përzihemi në këto procese. Të gjitha këto raste janë çështje e organeve juridike. Por edhe nëse Kremlini nuk përzihet, vendimet e autoriteteve juridike janë duke ndjekur një tendencë, e cila krijon pasiguri në vend. Tani me “bekimin” e pupullit – pas “super rezultatit”, para dy javësh./DW

Etiketat e lidhura

arrestimereferendumrusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat
Para 1 ore

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund të fitojë ende.
Para 1 ore

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund t...

Amerikanët votuan për ndryshim. Trump, deri më tani, po ofron të njëjtën gjë.
Para 1 ore

Amerikanët votuan për ndryshim. Trump, deri më tani, po ofron të njëjtën gjë.

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”
Para 1 ore

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 15 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 17 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 14 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 14 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.