Pas replikave, kryeministrja Meloni qan teksa takon Zelenskyn: Keni fituar tashmë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni vizitoi për herë të parë Ukrainën, ku dha garanci të forta dhe mbështetje, pas grindjes në distancë të zyrtarëve të Kievit me partnerin e saj qeverisës, Silvio Berlusconi.
Teksa dëshmoi me sytë e saj masakrat dhe makabritetet e ushtrisë ruse në Bucha dhe Irpin, Meloni nuk i përmbajti lotët. Më pas u rikthye në Kiev, ku u takua me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilit i tha se populli i tij ka fituar tashmë.
Kryeministrja italiane i premtoi ndihma ushtarake, ekonomike dhe civile. Zelensky e falënderoi për mbështetjen dhe konfirmoi se Kievi dhe Roma kanë një vizion të përbashkët.
Kurse më herët, Meloni ishte kundër një takimi që u zhvillua në Paris mes presidentit Macron me Zelensky.