Pas Rusisë, ‘shpërthen’ dhe Greqia: Turqia po na dhunon
Pas Rusisë, Turqia rrezikon të përfshihet në një tjetër konflikt diplomatik. Këtë radhë me Greqinë.
Athina ka denoncuar ditën e djeshme, se disa avionë luftarakë turq kanë dhunuar hapësirën ajrore greke.
Sipas Ansa-s, ditën e djeshme mbi ishullin grek të Egjeut kanë fluturuar 20 avionë turq.
Nga këta, dy kanë qenë të armatosur.
Mediat greke shkruajnë se ky është i njëjti rast si me atë të 24 dhjetorit, kur turqit rrëzuan një xhet rus pse shkeli hapësirën e tyre ajrore.
KOHA JONË SONDAZH

